Xhevat Prekazi ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për Open TV, duke thënë se nuk e përcjell fare Kombëtaren e Kosovës, pasi sipas tij, futbolli i saj nuk ia plotëson zemrën.
Prekazi ka treguar se skuadrat që i ndjek janë Liverpooli, Boca Juniors dhe Galatasaray.
“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi në Open TV.
Fjalët e Prekazit pritet të ngjallin reagime, sidomos për shkak të mënyrës së ashpër me të cilën është shprehur për përfaqësuesen e vendit.

