17
Shoqatat atdhetare në Fier kanë nisur që tani përgatitjet për 80-vjetorin e Çlirimit të vendit dhe 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, raporton A2 CNN.
Ky flamur gjigant me përmasa 800 metër katror, është qepur nga një nga rrobaqepësit më me zë në Fier dhe e financuar nga Shoqata Atdhetare për Unitet dhe bashkim
Flamuri në fjalë do të shpaloset në një qytet që organizatorët e mbajnë surprizë deri në ditët e festive të nëntorit 28 dhe 29
Kristaq Ziu, kryetar i SHAUB, apelon që flamurin kombëtar ta duan të gjitha ditët e vitit dhe jo vetëm në festa apo stadiume