​Kamberi: Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për Serbinë.

Kamberi tha se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 sjell një pasqyrë të rëndësishme të situatës së pakicave, me fokus të veçantë mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

banner

“Ky raport konfirmon atë që kemi ngritur vazhdimisht: Mungesën e zbatimit të vërtetë të të drejtave tona, pavarësisht ekzistencës së kornizës ligjore. Pasivizimi i adresave dhe kontrollet policore – Shqiptarët në Luginë përballen me kontrolle të rregullta mbi statusin e rezidencës që çojnë në “pasivizimin” e adresave, një veprim që rrezikon të na izolojë nga të drejtat bazë dhe qasja në shërbime shtetërore. Ky proces mbetet i paqartë dhe i paqartësuar për publikun, duke ngritur pyetje për transparencën e tij”, ka pohuar ai.

Tutje, Kamberi ka shkruar se “përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Raporti thekson nevojën urgjente për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe policinë”.

“Ky përfaqësim është thelbësor për të siguruar që zëri i komunitetit tonë të dëgjohet dhe që të kemi qasje të barabartë në vendimmarrje. Arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe mbeten të pamjaftueshme, ndërsa mësimi i gjuhës serbe për shqiptarët mbetet i papërshtatshëm dhe sfidues për studentët. Gjithashtu, qasja në ushtrimin e fesë dhe kulturës në gjuhën amtare është një e drejtë që ende nuk është përmbushur në nivel të mjaftueshëm”.

“Media dhe publikimi në gjuhët edhe në gjuhën shqipe – mungesa e shërbimeve publike të mjaftueshme në gjuhët e minoriteteve është një problem madhor. Kjo kufizon aksesin e komuniteteve në informacionin e domosdoshëm dhe lë nevojat e tyre të pazëshëme në sferën publike”, thekson ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy