Porto Romano, Balluku: Aspirojmë të kthehet një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s në të ardhmen

by Nexhat

Në Tiranë po mbahet për herë të parë Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare, një shprehje e vëmendjes së veçantë nga Komisioni Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria synon të rrisë kontributin e saj në sigurinë kolektive.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e saj në punimet e forumit, tha se teksa Komisioni i ri pritet të nisë punën, është evidente vigjilenca e shtuar ndaj dimensionit mesdhetar dhe Shqipëria e mbështet fuqishëm këtë përpjekje.

banner

Tema kryesore e Forumit të këtij viti është: “Sfidat e reja në Detin Mesdhe mes ekonomisë blu, tranzicionit ekologjik dhe funksionet e Rojës Bregdetare”

“Të tri këto kolona kanë një rëndësi të veçantë pa dyshim, duke pasur parasysh ekonominë blu dhe kontributin e saj në të gjitha ekonomitë e vendeve, të cilat lagen nga Deti Mesdhe. Faktin e tranzicionit ekologjik që tashmë mjedisi zë një rol të rëndësishëm në politikat e të gjithë shteteve europiane, ashtu dhe shteteve të cilat aspirojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe pa dyshim, çka është më e rëndësishmja, ka të bëjë me ligjzbatimin”, deklaroi Balluku.

Në këtë kontekst, theksoi ajo, Roja Bregdetare duhet të përshtatet dhe të pajiset më instrumentet e duhura të cilat nisin nga rregullatori, në instrumentet financiarë dhe ato teknologjikë, por pa harruar ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Shqipëria, në kuadër të integrimit europian, u shpreh zv/kryeministrja, po realizon përafrimin e rregulloreve dhe legjislacionit të Rojës Bregdetare me ato të standardeve të Bashkimit Europian, të FRONTEX.

Zv/kryeministrja vuri në dukje se qeveria po kryen investime të rëndësishme në disa prej porteve të vendit.

Ajo përmendi ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano, i cili tashmë ndodhet në fazën e garës ndërkombëtare. Sipas saj, interesi për ndërtimin e këtij porti është i jashtëzakonshëm dhe nga kompani europiane, pasi Shqipëria, tha Balluku, është e qartë në qëndrimet e saj me aleatët.

“Ne kurrë nuk kemi luajtur me paqartësi bashkëpunimi diplomatik, por kemi qenë të qartë në qëndrimet tona, kështu që investimet në Republikën e Shqipërisë në infrastrukturat kritike janë gjithmonë të mirëpritura nga aleatët tanë, apo edhe nga shtetet europiane”, deklaroi zv/kryeministrja.

Ky port, theksoi Balluku, synon jo vetëm të akomodojë volumet tregtare, por në aspiratat tona është që të kthehet dhe një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s në të ardhmen.

Më tej, Balluku tha se një port tjetër po ndërtohet në një zonë shumë strategjike, si për turizmin, ashtu edhe për sigurinë kombëtare të Vlorës.

“Porti i Triportit, dikur një port peshkimi, i cili po kthehet në një port tregtar modern të rëndësishëm, ku do të integrohen një sërë procesesh të industrisë detare, apo edhe njësi të tjera të marinave komerciale që do të shtrihen përgjatë gjithë bregdetit shqiptar”, deklaroi Balluku.

Këto, sipas saj, janë tregues i qartë i sfidave të reja që duhet të adresojë tashmë Roja Bregdetare dhe Forca jonë Detare.

Zbatimi i ligjit në det për Shqipërinë është një sfidë, jo vetëm për shkak të angazhimit tonë në negociatat për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian, por edhe për faktin që Shqipëria tashmë luan një rol të rëndësishëm rajonal në të gjithë zonën e Mesdheut, dhe nga ana tjetër është kthyer një nga vendet më atraktive për turizmin mesdhetar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy