Koreja e Veriut, nën kritika për dërgimin e ushtarëve të saj në Rusi, u përgjigjet kritikave perëndimore duke dërguar si “mesazh” një nga bombat e saj më të fuqishme.
Koreja e Veriut lëshoi një nga raketat e saj më të fuqishme të enjten me qëllimin e deklaruar për të forcuar parandalimin e saj bërthamor dhe në shfaqjen e parë të forcës që kur akuzohet se ka dërguar mijëra ushtarë në Rusi.
Ushtria e Koresë së Jugut “zbuloi një raketë balistike të lëshuar nga rajoni i Phenianit në drejtim të Detit të Japonisë rreth orës 7:10 të mëngjesit të së enjtes (23:10 të mërkurën, me orën tone)”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.
Sipas Ministrisë Japoneze të Mbrojtjes, raketa i përket “klasit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM)”, të cilat kanë një rreze veprimi prej të paktën 5500 kilometrash dhe përgjithësisht janë të dizajnuara për të mbajtur koka bërthamore.
Pheniani, i cili as nuk ka konfirmuar dhe as mohuar praninë e trupave në Rusi, konfirmoi një test “vendimtar” si pjesë e shtytjes së tij për të “forcuar forcat e tij bërthamore”, të mbikëqyrur nga udhëheqësi i tij Kim Jong-un.
“Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut KCNA, nisja e testit (…) përmbush plotësisht qëllimin për të informuar rivalët tanë (…) për dëshirën tonë për t’u përgjigjur,” tha Kim në kohën e lëshimit./Informim.net