Alarmi nga tuberkulozi, OBSH ngre alarmin: Sëmundja infektive më vdekjeprurëse për vitin 2023

by Merita

Tuberkulozi është sërish sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, dhe numri i njerëzve të diagnostikuar rishtazi në 2023 ka arritur numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë që prej vitit 1995.

Janë ekspertët e OBSH ato që zbulojnë me anë të raportit të fundit se rreth 8.2 milionë njerëz u diagnostikuan me tuberkuloz në vitin 2023 nga 7.5 milionë raste të raportuara në 2022.

banner

Sipas raportit, 55% e të prekurve nga tuberkulozi janë burra, 33% gra dhe 12% fëmijë dhe adoleshent.

Numri i vdekjeve ra në vitin që lamë pas por mbeti i lartë me 1.25 milionë jetë të humbura duke tejkaluar edhe COVID-19, si shkaku kryesor i vdekjeve nga sëmundjet infektive për herë të parë në tre vjet.

Tuberkulozi është një sëmundje që transmetohet nëpërmjet ajrit, e shkaktuar nga një bakteri që zakonisht prek mushkëritë, dhe faktorë kryesorë të rrezikut përfshijnë kequshqyerjen, HIV, abuzimin me alkoolin, pirjen e duhanit dhe diabetin. Kjo sëmundje mund të parandalohet dhe të shërohet – por qasja në diagnostikim dhe trajtim ndryshon ndjeshëm në mbarë botën.

India, Indonezia, Kina , Filipinet dhe Pakistani përbënin 56 % të rasteve të reja në 2023

Ekspertët japin alarmin se tuberkulozi po bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj medikamenteve, gjë që e bën trajtimin më të kushtueshëm dhe të vështirë. Rreth 400,000 njerëz vlerësohet se kanë zhvilluar rezistent ndaj shumë barnave në vitin 2023, por vetëm 44 % e tyre u diagnostikuan dhe u trajtuan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy