Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2025 ku përfaqësues të bizneseve dhe ekspert të fushës kanë analizuar projeksionet buxhetore dhe shpenzimet në vitet e kaluara të qeverisë aktuale.
Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke analizuar buxhetin e vitit 2025 ka thënë se për këto katër vite qeveria ka planifikuar rritje të buxhetit për afro 800 milion euro, derisa mosrealzimi kap shifra alarmante që shkojnë përafërsisht 2 miliard euro.
“Mesatarisht rreth 500 milion euro në cdo vit ka qenë difernca me planifikimit dhe realizimit të shpenzimeve nga ana e qeverisë e që në total për këto katër vite kjo shumë shkon mbi 2 miliard euro. Neve si biznese por edhe si qytetar të këtij vendi na shqetëson shumë fakti se në buxhet ka mjete të mjaftueshme por ata nuk shpenzohen është shqetësim i madh. Në anën tjetër varfëria në Kosovë është një shqetësim tjetër i madh me të cilën qytetarët po ballafaqohen cdo ditë, ne si AKB e kemi në vazhdimësi e kemi thënë këtë fakt e kjo më pas u tha edhe nga FMN dhe Banka Botërore se Kosovës është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës. Duke marr parasysh edhe inflacionin e lartë në këto katër vite, mosreagimin adekuat të qeverisë karshi kësaj situate, mungesën e investimeve kapitale edhe përkundur faktit se ka buxhet, kosovarët po jetojnë me keq sesa më parë dhe kjo është vërtetuar edhe nga institucione ndërkombëtare”, ka pohuar kreu i AKB-së.
Në anën tjetër duke analizuar shpenzimet për paga që planfikimet janë që në vitin 2025 të jenë 916.5 milion euro përfshi edhe rritjen në total brenda vitit për 110 euro, Shahini tha se rritja më e madhe pagave ka qen në vitin 2009.
“Nëse e analizojmë rritjen e pagave ndërvite se kur ato u rritën më së shumti dhe inpaktin e tyre në mirëqenien e qytetarëve, në vitin 2008 pagat janë rrit në Kosovës për 13%, në vitin 2009 ato u rriten 38%. Ndërsa nga viti 2010 e deri në vitin 2016 ato u rritën plus 100%. Nga viti 2002 deri në vitin 2023 pagat në total në sektorin publik janë rrit për 202% që nëse e krahasojmë me inflacion që në total nga viti 2002 është 64%. Ndërsa nëse bëjmë një krahasim të rritjes së pagave tash në këtë vit me inflacion na del se inflacioni është 22% ndërsa nuk ka rritje të pagave dhe kjo është një shqetësim i madh”, ka thënë kreu i AKB-së