Mot me diell dhe vranësira gjatë fundjavës në Shqipëri, mëngjeset dhe mbrëmjet me mjegull

by Nexhat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

SHMU njofton se kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit

banner

“Nga sa u përmend edhe më lartë vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë”, thuhet në njoftim

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 24

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy