Sërish do të mbahet protestë në Shqipëri, kësaj radhe në Shkodër

by Nexhat

Partia Demokratike ka bërë thirrje që sot të mbahet një protestë në Shkodër.

Kjo pas ngjarjes tragjike, ku u vranë tre persona, mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, para dy ditësh.

banner

Pas kësaj ngjarje, kreu i PD-së Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të shtunës në solidaritet me Shkodrën

“Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën. U bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”, tha Berisha një natë më parë, raporton A2 CNN, përcjell Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy