“Zhdukje të bandave të Ramës”, Boçi mbyll marshimin në Shkodër: Ulërima e heshtjes më shurdhuese se e zërit

by Nexhat

“Ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ulërima e zërit, se vjen nga brenda Shkodrës nga zemra e saj”.

Me këto fjalë e përmbylli marshimin e sotëm të opozitës në Shkodër, Luçiano Boçi. Ai tha qytetarët e Shkodrës nuk duan që qyteti i tyre të jetë qytet i bandave dhe krimit

banner

Sipas tij ngjarja me fundit në Shkodër dëshmon domosdoshmërinë për qeveri teknike

“Qytetarët e Shkodrës të provokuar nga Rama nuk duan që qyteti i kulturës e gëzimit të jetë sot qytet i bandave dhe krimit. Shkodra nuk do të imponohet nga Rama në përzgjedhjen politike dhe as nga bandat e krimit as nga banda e policisë dhe administratës. Ngjarja në Shkodër dëshmon atë që kemi thënë shpesh domosdoshmërinë për qeveri teknike. Sot e kërkojnë qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk mundet që Rama ta përsërisë pushtetin me krim. Zgjedhjet e këtë bashki i mori me anë të krimit, por nuk do ta lejojmë që të përsërisë sundimin tij me anë të krimin”

Ai përsëriti kërkesat e opozitës për qeveri teknike, lirimin e Sali Berishës dhe pushimin e luftës ndaj opozitës.

“Ne kërkojmë qeveri teknike, liri liderit të opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shkodrës dhe Shqipërisë qytetarëve dhe jo krimit. Ne do të ndërtojmë marrëdhënien tonë me qytetarët për t’i dhënë besim që beteja e tyre është beteja jonë.  Falënderoj qytetarët që na u bashkuan dhe na përcollën me solidaritet, demokratët e të gjithë që ishin prezent.  Kjo ngjarje pati jehonën të madhe jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë me përkufizimin: Qytetaria nuk lejon që Rama ta qeverisë këtë vend me bandat e tij”.

I pyetur për strategjinë e opozitës Boci tha se “opozita ka bërë denoncimet e saj. Ka qenë përballë krimit në angazhimet e saj politike dhe ka kërkuar nga SPAK-u që ka hartën e krimit në tavolinë që të veprojë dhe jo të bëhet palë politike me Ramën. Iniciativat tona kur të marrim pushtetin do të jenë ligjore luftë me zero tolerancë krimit dhe zhdukje të bandave të Ramës”. /a2CNN/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy