Shefi i grupit të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se RTK-ja ia ka rrezikuar jetën 60 gazetarëve në Kosovë, duke aluduar në gazetarët e Nacionales dhe Periskopit.
Tahiri tha në seancën e Kuvendit se drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, që është militant i VV-së, e ka involvuar edhe AKI-në në këtë skandal.
“Anëtarët e Bordit që kanë dhënë dorëheqje janë në detyrë. Këta gjithë ditën e kisha lane me fol, këtë margaritar. Anëtarët e Bordit duhet me u shkarku, ne si opozitë e dime se nuk i kemi numrat, por është përgjegjësi e pushtetit. Por të njëjtit nuk i kemi parë të arsyeshme të mos reagojnë për ato skandalet që kanë ndodhur dhe që kanë rrezikuar jetën e 60 gazetarëve në vendin tone. Qysh i ndërpret seancat kur flet opozita, kur është kryeministri përparësi ka kryeministri e jo Kuvendi, RTK-ja është institucion i themeluar me Ligj prej Kuvendit. Përderisa jemi republikë parlamentare, Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i rëndësishëm në vendin tonë”, ka thënë ai.
Tahiri e ka cilësuar si të rrëzikshmëm lajnin e transmetuar në RTK.
“Më e rrezikshmja, më e dëshmja është lajmi që e ka transmetuar RTK-ja nga një portal prej Republika Sprska. Lajmi që nxjerr dy medium që janë bashkëpunëtorë të regjimit të Vuçiqit e Radoiçiqit që e kemi parë se çfarë koordinimi kanë mes veti, lajmi vjen prej Republika Srspka.E thotë vet drejtori i TV në RTK, që e involvon AKI-në në këtë lajm të tillë. Kjo ka ardhur nga pushteti. Çka ndodh më tutje, AKI-në e kemi të involuar në pretendimet e gazetarëve të tjerë që janë kritikë ndaj abuzimeve të pushtetit. Sot nuk e kemi të qartë nëse agjentët e AKI-së janë të involuar në përcjelljen e gazetarëve, dhe prodhimin e këtij lajmi që ua ka rrezikuar jetën 60 gazetarëve. Këtyre pretendimeve duhet me ua vendosur kapakun, vetëm një hetim i thellë mbi punën e AKI-së”, ka thënë ai.