Mbahet seanca paraprake për Arben Ahmetajn në lidhje me çështjen e privatizimit të shoqërisë “Buka”

by Nexhat

Në seancën paraprake të kësaj të hëne lidhur me çështjen “Buka”, Gjykata e Posaçme, pasi dëgjoi palët, vendosi të shprehet më datë 18 nëntor në orën 09:30 lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në seancën e sotme, avokatët edhe njëherë kërkuan të pushohej çështja, pasi sipas tyre nuk ka vepër penale

banner

Organi i akuzës ka kërkuar kalimin e dosjes për ish-ministrin Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK ai i ka shkaktuar dëm shtetit prej 7 miliardë lekësh.

Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht në akuzë ish-numrin dy të qeverisë nën akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet u mbyllën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Për këtë çështje, SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe biznesmenin Lirim Fezollari.

Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte nën hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, çka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë “Buka” sh.a.

Që nga muaji korrik i vitit 2023, Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy