Hoxhaj: Qeveria Kurti humbi mundësinë historike për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës nën administratën e Joe Biden

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës nën administratën e Presidentit amerikan Joe Biden. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj theksoi se për katër dekada, Biden ka qenë një mbështetës i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, fillimisht si Senator, pastaj si Zëvendëspresident dhe së fundmi si President i SHBA-së.

“Me zgjedhjet amerikane sot, po vjen fundi i një lidhjeje tradicionale, personale dhe emocionale të Joe Biden me Kosovën, duke mbështetur si rrallëkush për katër dekada lirinë dhe pavarësinë tonë si Senator, Zëvendëspresident dhe President në çdo situatë, ku vetë personalisht kam raste konkrete të kësaj mbështetje politike dhe personale të tij me motive edhe emocionale!” shkroi Hoxhaj.

banner

Ai shtoi se gjatë katër viteve të fundit, Qeveria Kurti humbi mundësinë për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës dhe për të arritur njohjen universale, ndërkohë që Joe Biden ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij, ky është një dëm kolosal për Kosovën, dhe koha do të tregojë se sa i rëndësishëm ishte ky rast i humbur.

“Mjerisht, për katër vite, Qeveria Kurti humbi mundësi historike sa ishte Joe Biden në pozitën e Presidentit të SHBA-së për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës për të marrë njohjen e ndërsjellë dhe njohjen universale të Kosovës! Ky është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, duke humbur një mundësi të artë, dhe koha do të tregojë sesa kolosal është dëmi i kësaj mundësie të humbur,” përfundoi Hoxhaj në postimin e tij

Hoxhaj e cilësoi këtë si një humbje të pashlyeshme për Kosovën, duke përmendur rëndësinë e mbështetjes së një prej figurave më të mëdha pro-Kosovës në politikën amerikane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy