Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetëm. Disa duan ndihmë

by Nexhat

Të moshuarit që jetojnë vetëm po shtohen çdo ditë. Të dhënat e fundit të cens tregojnë se 10,8% e personave të moshës së tretë jetojnë vetëm.

Ekspertët e geriatrisë, kanë marrë në analizë situatën e të moshuarve dhe kanë nxjerr në pah se 19% e tyre kanë paaftësi të ndryshme.

banner

Me rritjen e moshës, edhe shkalla e paaftësisë rritet, nëse për grupmoshën 65-69 vjec shkalla e paaftësisë për burrat është 9% dhe 12% për gratë pas moshës 85 vjeç, shohim që shkalla  e paaftësie prek 40% e burrave dhe 47% të grave.

6 problemet më të shprehura tek moshat e treta janë shikimi, dëgjimi, lëvizshmëria, përkujdesja për veten dhe komunikimi.

Hipertensioni është sëmundja nga e cila vuajnë thuajse të gjithë të moshuarit.

Një studim me anë të pyetjeve drejtuar të moshuarve ka nxjerr në pah se 11% nuk kanë askënd që të kujdeset për ta , ndërsa 16% nuk kanë askënd që mund ti besojnë dhe flasin me të.

Me rritjen e jetëgjatësisë numri i të moshuarve do të vijojë rritet e paralel dhe nevojat e tyre për kujdes socio-shëndetësor.

Projeksionet e hartuara nga ekspert  na tregojnë se numri i të moshuarve nga  90.900 në 2020,  pritet të shkojë në 130.400 në 2030 dhe 161.100 në 2050

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy