VUSHTRRI/ U aksidentua disa javë më parë, tetëvjeçari vdes në QKUK

by Nexhat

Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK.

Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, disa javë më parë.

banner

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Më datën 19.10 ka ndodhur ky aksident. Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës”, bëri të ditur Ilmi Prekazi zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë.

“Sipas ligjit për trafik deri në një muaj konsiderohet aksident me fatalitet. Me këtë rast Prokurori i rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, tha Prekazi per Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy