Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen

by Nexhat

Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoi Donald Trump. Këtë e di që e kanë qëllim individë rreth presidentit Trump”, u shpreh Kokalari

banner

Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në nj intervistë të gjatë në emisionin e Grida Dumës, vlerësoi se duhet të lirohet dhe se evropianët po bëjnë një punë të pistë.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike”.

“Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenell

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy