Abdixhiku nga tubimi në Prishtinë: LDK është frymë e pandalshme për ndryshim

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të Kosovës si dhe në diasporë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku tha se ky turne e këto tubime, nuk janë vetëm manifestim i fuqisë elektorale të LDK-së, por edhe thirrje e afrimit e përbashkimit me secilin qytetarë të Republikës së Kosovës.

banner

“Më e madhe është kjo kënaqësi, kur takohemi kështu, kaq shumë, në një vend, si vulë e momentumit tonë të mirë, si një frymë e pandalshme për ndryshim! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku para anëtarëve të 5 degëve të Prishtinës.

Ai tha se sa herë që gjërat shkojnë keq e mbrapshtë, qytetarët kanë një adresë të vetme për të zgjidhur këto probleme.

“Kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e ka për obligim të shtrijë dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës.

“Kur LDK ngritët në këmbë bashkë, s’ka asgjë që e ndanë, s’ka asgjë që e ndalë! Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne”, tha Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy