Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me bashkëpunëtorin e kancelarit gjerman, Alexander Wallau, dhe përfaqësuesin nga MPJ gjermane, Michael Reiffenstuel,
Hamza ka thënë se në këto dy takime ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe ka shtuar se angazhimi i tij si kryeministër i Kosovës do të jetë për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit të Kosovës
“Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë”, ka shkruar Hamza.
Hamza thotë se të dy zyrtarët gjermanë i ka njoftuar për vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do të krijohen për investime te huaja, përfshirë investitorët gjermanë