Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se s’pajtohet me qëndrimet e disa kolegëve në media se qasja e opozitës në fushatë duhet të jetë agresive ndaj Qeverisë Kurti.
Maliqi thotë se secila pakënaqësi është llogaritur tashmë dhe votuesit në këtë kohë kërkojnë zgjidhje dhe vizion pozitiv për to.
Analisti kosovar ka kërkuar nga opozita që të jenë të qarta sa i përket temave bosht të sigurisë dhe të mos jenë kalkuluese sa i përket të njëjtave.
“Sa i përket perspektivës së Kosovës për në BE dhe NATO këto zgjedhje realisht janë një referendum: qasja e VV çon drejt izolimit, po e juaja ku do të çojë?”, ka shkruar Maliqi.