Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka njoftuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqja e masave ndaj Kosovës kanë qenë disa nga temat për të cilat kanë biseduar gjatë takimit.
“Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet tona për integrimin euroatlantik. Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tone”, ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani të mërkurën ka udhëtuar për në Hungari, ku ka marrë pjesë në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë takim të komunitetit kanë qenë prezent liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest