S’ka projekte të mëdha, në prag të zgjedhjeve VV iu bën jehonë  punëve të Çekut, thotë se ka bërë “250 investime”

by Nexhat

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti s’ka arritur për këto gati katër vite që të përfundojë një projekt të vetëm të madh. Rruga Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë vazhdojnë të jenë ende të papërfunduara. S’është përfunduar as Autostrada e Gjilanit, ndërkohë në rrjete sociale vazhdojnë talljet me Urën e Badovcit, e cila ende s’ka përfunduar,

Duke e parë një gjendje të tillë, në prag të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i bëjë jehonë punëve të bëra nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, duke pretenduar se MKRS ka realizaur 250 investime

banner

“250 Investime Infrastrukturore për sportin, artin, rininë dhe trashëgiminë nga qeveria Kurti! Qeveria Kurti ka ndërmarrë një iniciativë madhore përmes 250 investimeve infrastrukturore që mbulojnë fushën e sportit, artit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këto punë të Çekut ka thurur lavde edhe minsitri i Financave, Hekuran Murati, duke thumbuar analistët që po kërkojnë projekte që i ka kryer Qeveria.

“Kur analistët po kërkojnë se cilat projekte i ka kry Qeveria…Qe lista, veç për sport e kulturë”, ka shkruar dje Murati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy