42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se vazhduan diskutimet e filluara gjatë vizitës së fundit të Von der Leyen në Kosovë.
“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, ka shkruar Osmani.