Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirim nga burgu

by Nexhat

Igerta Hysi është gjyqtarja e caktuar nga Apeli i GJKKO-së për të shqyrtuar ankimin e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi për kundërshtimin e masave të sigurisë, përkatësiht “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.”

banner

Gjithashtu e njëjta gjyqtare është caktuar nga shorti për të shqyrtuar dhe ankimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi“, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy