Erik Ten Hag është lidhur me një rikthim sensacional në stol vetëm pak javë pasi u shkarkua nga Manchester United.
Aventura e holandezit në ‘Old Trafford’ përfundoi më 28 tetor, një ditë pas humbjes së Unitedit me rezultat 2-1 ndaj West Hamit që i la ata në pozitën e 14-të në tabelën e Ligës Premier
Ten Hag ishte emëruar në krye të ‘Djajve të Kuq’ në verën e vitit 2022, pasi u transferua atje nga Ajaxi dhe udhëhoqi Unitedin në tri pozitat e para në tabelë në sezonin e tij të parë, duke siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve si dhe fitoi ‘Carabao Cup’.
Ai tashmë është rikthyer në tregun e trajnerëve të lirë dhe mund t’i bashkohet falas ndonjë klubi tjetër pas shkarkimit nga Unitedi.
Sipas raportimeve, holandezi po lidhet me një kalim sensacional në Serie A vetëm pak javë pas largimit të tij nga Anglia.
Fillimisht, ishte raportuar se Ten Hag ishte nën konsideratë për të marrë drejtimin e Romës, të cilët momentalisht janë pa trajner dhe në pozitën e 12-të.
Sidoqoftë, e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Ten Hag e ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Romën për shkak se nuk dëshiron të përfshihet në situatën e vështirë nëpër të cilën po kalojnë ata.
Ani pse Ten Hag është i lirë për të zgjedhur klubin e tij të radhës, duket se ai do të zgjedhë me mençuri aventurën e tij të radhës