70,500 euro për sportistët e trajnerët që fituan medalje në Taranto 2026

by Nexhat

Sportistët dhe trajnerët kosovarë që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të përfitojnë gjithsej 70,500 euro mbështetje financiare nga institucionet e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili njoftoi se ka aprovuar mbështetjen financiare për rezultatet e arritura nga përfaqësuesit kosovarë në këtë ngjarje ndërkombëtare.

banner

Sipas tij, mbështetja financiare do të ndahet në bazë të llojit të medaljes së fituar.

Për medaljen e artë parashihen 10 mijë euro për sportistin dhe 5 mijë euro për trajnerin, ndërsa për medaljen e argjendtë 5 mijë euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin.Për medaljen e bronztë, sportisti do të përfitojë 3 mijë euro, ndërsa trajneri 1,500 euro.

Gashani ka vlerësuar kontributin e sportistëve kosovarë, duke theksuar se rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare janë rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

“Sot kam aprovuar mbështetjen financiare në vlerë të përgjithshme prej 70,500 euro për sportistët dhe trajnerët tanë, për rezultatet dhe medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026”, ka shkruar Gashani.

Ai ka theksuar se mbështetja synon që rezultatet e larta sportive të vlerësohen dhe të mbështeten institucionalisht, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për sportistët dhe trajnerët kosovarë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy