Zgjedhjet e 9 shkurtit, Dushi: Qeveria po tenton të ndërhyjë në punën e KQZ’së

by Nexhat

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, thotë se Qeveria e Kosovës, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës po tenton që të ndërhyjë në punët e KQZ’së.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryetari i KQZ’së duhet që publikisht dhe qartë t’i refuzojë këto tendenca të Qeverisë.

banner

Sipas tij, KQZ duhet t’i garantojë qyetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor.

Postimi i plotë i Dushit:

KQZ është institucioni i vetëm kushtetues përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, për herë të parë që prej shpalljes së pavarësisë, qeveria po tenton të ndërhyjë në punën e këtij institucioni të pavarur duke provuar që në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të bëhet pjesë e organizimit të zgjedhjeve!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i saj, duhet publikisht dhe qartë të refuzojë keto tendenca të qeverisë dhe të garantojë për qytetarët dhe subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje proces të rregullt e të drejtë zgjedhor, duke pamundësuar kështu që mendësia e partisë shtet në qeveri të cenojë një proces ne kaq peshë e rëndësi për demokracinë në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy