Bedri Hamza takon zejtarët e Prizrenit: Asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro nuk do të tatohet në qeverinë time

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot edhe zejtarët e Prizrenit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se në qeverinë e tij nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro.

Hamza ka shfrytëzuar vizitën te zejtarët e Prizrenit për t’i blerë si dhuratë një filigran edhe bashkëshortës së tij.

banner

“Është e pamundur t’i shikosh filigranët e duarartëve të Prizrenit dhe të rezistosh pa e blerë ndonjë. Një filigran të bukur e zgjodha edhe unë për Remën, bashkëshorten time.

Përsosmëria e mjeshtërisë së zejtarëve duhet të zhvillohet dhe në qeverinë time nuk do të tatohet asnjë biznes i vogël që qarkullon deri në 10 mijë euro”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, Bedri Hamza sot ka vizituar edhe Qumështoren ABI në Prizren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy