49
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti i fsheh takimet që i bën me bizneset.
Rukiqi në emisionin Pressing në T7 thotë se bizneset që shkojnë në zyrën e Kryeministrit për t’u takuar me Kurtin, duhet të paraqiten me dokumente tjera, në mënyrë që të mos identifikohen.
“Sot kryeministri i fsheh takimet me bizneset. I fsheh në forma të ndryshme, nuk publikon pamje, ka indikacione që ata që shkojnë me vizitu në zyrën e Kryeministrit duhet t ëparaqiten me dokumente tjera në mënyrë që mos identifikohen që janë taku me kryeministrin”, tha ai.