Mesfushori Bledian Krasniqi, do të luajë për Kosovën – fillon procedurat për tu pajisur me dokumente

by Nexhat

Gazeta e njohur zvicerane Blick, ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Kosovën.

Ai ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportë të Kosovës

banner

“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut”.

“Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë të Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan Blick.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës

Muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës

Nga sezoni i ardhshëm, ai do të paraqitet për Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy