Në një intervistë për “Interaktivin” e Kohavisionit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar në dialogun e Brukselit, porse nuk mund t’i ndjekë kërkesat e Serbisë duke hequr dorë nga sovraniteti i brendshëm i saj.
“Qeveria e Kosovës nuk mund të thotë që për hir të interesave të ndërkombëtarëve që Serbia të largohet nga orbita ruse, ne sakrifikojmë sovranitetin tonë, ne nuk do të ishim qeveri që meriton të jetë në qeveri. Ne po themi në qoftë se ka vullnet të bashkësisë ndërkombëtare për t’i vendosur masa ndëshkuese Kosovës, ato do i vendosen pa marrë parasysh vendimeve tona”, ka deklaruar Bislimi.
Ndër të tjera, Bislimi ka folur edhe për raportet me ndërkombëtarët dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.