Japonia nis projekt inovativ për mungesën e shoferëve të kamionit

by Merita

Japoni po përballet me një sfidë të madhe: mungesën e shoferëve të kamionëve për të përmbushur kërkesën në rritje. Për të adresuar këtë problem, Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit (MLIT) ka nisur një projekt ambicioz: transformimin e një pjese të autostradës që lidh Tokyo-n dhe Osaka-n në një korridor inovativ për transportin e mallrave i automatizuar, i njohur si “autostradë autoflow”.

Koncepte kyçe të kësaj nisme është krijimi i hapësirave të dedikuara brenda rrjetit rrugor për logjistikën, duke përdorur një sistem të transportit te automatizuar dhe pa shofer që funksionon 24 orë në ditë.

banner

Zëvendësdrejtori i MLIT, Yuri Endo, theksoi nevojën për të përdorur qasje inovative në menaxhimin e infrastrukturave rrugore.

Projekti parashikon ndërtimin e një korridori me tre korsi, të quajtur “autostradë autoflow”, që do të integrohet në një autostradë ekzistuese. Edhe pse termi “korridor transportues” është përdorur për të përshkruar këtë projekt, është më shumë një metaforë se sa një përshkrim literal. Një video e animuar e prodhuar nga MLIT tregon pamjen e mundshme të korridorit, me mjete pa shofer që transportojnë mallra përgjatë strukturës.

Kutitë me ngarkesë mbi rrota, të dizajnuara për të udhëtuar me shpejtësi rreth 30 kilometra në orë përgjatë korridorit, do të ngarkohen dhe shkarkohen duke përdorur pajisje automatike. Pjesa e parë e korridorit, që është rreth 100 kilometra e gjatë dhe ndodhet në zona me trafik të ngarkuar, do të përdoret për të lehtësuar transportin e mallrave midis qyteteve kryesore.

Sistemi do të testohen që nga viti 2027, me qëllimin për të përfunduar projektin e plotë deri në mes të viteve 2030. Pasi të jetë operativ, korridori do të mund të transportojë çdo ditë rreth 120.000-140.000 ton mallra, duke kontribuar në uljen e varësisë nga shoferët e kamionëve dhe përmirësimin e efikasitetit logjistik.

Edhe pse reduktimi i karbonit është një nga objektivat e projektit, shtysa kryesore për realizimin e tij është nevoja për të përballuar mungesën e shoferëve të kamionëve, një situatë e shkaktuar edhe nga ndryshime të fundit ligjore dhe plakja e popullsisë japoneze./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy