Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka treguar për momentet e tubimit të sotëm të LDK-së në Shtime të quajtur si “Turneu i Ndryshimit”.
Azemi ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në këtë tubim
Tutje ka thënë se me mbështetjen qytetare LDK do të ndërtojë një Kosovë më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë.
“Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe shumë qytetarë të Shtimes, ndamë një moment të paharrueshëm që ri-konfirmoi rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje që duam për Kosovën. Falënderojmë çdo pjesëmarrës që na u bashkua në këtë udhëtim të rëndësishëm për ndryshimin”.
“Turneu i Ndryshimit vazhdon edhe në qytete tjera sepse kemi një rrugë përpara plot sfida, por edhe plot mundësi. Me LDK-në dhe mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë”, ka thënë Azemi