Haradinaj: S’mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër publikimin e doracakut të edukatës seksuale.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se nuk ka, e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare sesa ky doracak i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

banner

“Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme dhe të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës dhe sanksioneve të vendosura mbi vendin, ai tashmë ka kthyer bateritë mbi familjen – themelin jo vetëm të shtetit, por edhe të traditës e qenies sonë,” tha Haradinaj.

Haradinaj nënvizoi se kjo përpjekje nuk do të kalojë, duke theksuar se në komunat e udhëhequra nga Aleanca, ai ka kërkuar që doracaku të hidhet poshtë, duke e quajtur atë “paçavure”

“Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtarë!” përfundoi ai.

Ndërkaq, pas debatit, Komunat e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Skenderajt kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e tyre, duke argumentuar se përmbajtja e tyre është e papranueshme dhe e dëmshme për fëmijët.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se doracakët nuk do të përdoren deri në një rishikim të përmbajtjes së tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy