Anëtarët e Komisionit Hetimor dorëzojnë dosje në Prokurorinë Speciale për hetimin e “shkeljeve në Ministrinë e Jashtme”

by Nexhat

Anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar sot dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dosjen e dorëzuan deputetët opozitarë, Ariania Musliu-Shoshi dhe Hisen Berisha nga PDK, Vlora Dumoshi nga LDK dhe Time Kadrijaj nga AAK, .

banner

Në një deklarim për gazetarët, ato thanë se ka pasë “shkelje të shumta” për të cilat kanë kërkuar hetim.

Ariania Musliu-Shoshi tregoi disa nga këto çështje për të cilat thotë janë bërë shkeljet.  

“Duke marrë parasysh faktin që janë marrë vendime të jashtëligjshme, që është shkelë ligji për shërbimin e jashtëm, ai për zyrtarët publikë, është shkelë rregullorja e brendshme e cila është në kundërshtim me ligjin aktual për shërbim të jashtëm, një ligj më të përditësuar nuk e kemi pasë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe as në Kuvend dhe rrjedhimisht të gjitha vendimet që janë marrë nga Ministria dhe Sekretari permanent i kësaj Ministrie, i cili jashtëligjshëm ka marrë vendimet e njëpasnjëshme, kemi ardhur në përfundim që të kemi një Komision Hetimor Parlamentar, i cili do të merret në detaje me të gjitha këto vendime të jashtëligjshme”

Ndërkaq, deputetja Time Kadrijaj në pyetjen se në cilat çështje konkretisht kanë kërkuar të hetohen, përmendi emërimin e ambasadorëve.

“Ka shkelje të shumta, qoftë në emërimin e ambasadorëve jashtëligjshëm, sepse kur intervistohen ambasadorët në Komision duhet të ketë kuorum dhe për shumicën e ambasadorëve pa qenë në prezencë fizike nuk merret parasysh, ndërsa kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i ka njoftuar me telefon deputetët se a jeni për këtë përzgjedhje. E kemi ngritur këtë shqetësim. Ka ambasadorë që brenda natës e kanë marrë shtetësinë e Kosovës në mënyrë që të emërohen ambasadorë”, tha Kadrijaj.

Ndërkaq, Musliu-Shoshi tha se “pjesë e hetimit kemi kërkuar që të jetë edhe mënyra e blerjes së ambasadave tona, mobilimi po ashtu edhe forma të tjera që ne vlerësojmë që është bërë keqpërdorimi i buxhetit dhe së fundmi edhe të gjitha këto tubimet elektorale që po i mban pushteti kryesisht kryeministri me ministren e Punëve të Jashtme”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy