Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka folur sot për raportet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet që bëhen për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ferguson ka thënë se mund të bëhet shumë më mirë në këtë aspekt sesa grafitet dhe mbishkrimet që shihen rrugëve të Beogradit, .
Këtu ai ka përmendur mbishkrimin fyes ndaj shqiptarëve “kur ushtria të kthehet në Kosovë” që shihet rrugëve të Begoradit dhe ka pyetur se si mund të ndjehet një i ri shqiptar që jeton në Serbi i cili viziton Beogradin për herë të parë dhe sheh një fyerje të tillë
“Ambasada ime punon intensivisht me komunitetet pakicë në të gjithë Serbinë – boshnjakë, rom dhe shqiptarë, dhe shpesh i sjellim në Beograd për seminare dhe kurse. Megjithatë, disa prej tyre më thanë se për shkak të disa grafiteve që shohin në qytet, ndjehen të pasigurt dhe jo rehat, a mund ta imagjinoni se si ndiheni si një i ri shqiptar që jeton në Serbi, i cili vjen për herë të parë në kryeqytet dhe sheh fyerje në nivel kombëtar ose mbishkrime në mure me mbishkrimin: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë”, ka deklaruar Ferguson.