Vrasja e biznesmenit Edmont Reçi, Berisha: Ekzekutim mafioz që do të mbetet pa u zbardhur

by Nexhat

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen tre ditë më parë të biznesmenit Eduart Reçi

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se atentati ndaj tij është një ekzekutim mafioz e cila sipas tij do të mbetet pa u zbardhur

banner

“Me vendosjen e përfaqësuesve të mafies në të gjithë drejtoritë e qarqeve, vrasjet, tritoli janë bërë rregull i përnatshëm.
Unë dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi, ish-punonjës i përgjegjshëm, oficer i përgjegjshëm i Shërbimit Informativ, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikimi, asnjë lloj problematike.
Një vrasje mafioze e shtetit mafioz, dhe që si çdo vrasje tjetër, mbetet pa autor dhe pa u zbuluar”, u shpreh ai.

Kujtojmë se biznesmeni Eduart Reçi u vra me një plumb në kokë ditën e mërkurë, ndërkohë që ende policia nuk ka asnjë të dhënë sa i përket autorit.

Pavarësisht këqyrjes së kamerave të sigurisë, nuk janë zbardhur detaje që mund të çojnë në identifikimin e tij, apo personave të tjerë të përfshirë, pasi është filmuar vetëm momenti kur biznesmeni rrëzohet në tokë në momentin që është qëlluar. Dyshohet se viktima është qëlluar nga lart, ndërsa personat e përfshirë në atentat mund ta kenë ndjekur për ditë me radhe Reçin në mënyrë që të përpilonin planin perfekt për të mos lënë gjurmë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy