Abdxhiku nga Turneu i Ndryshimit në Podujevë: LDK-në e bashkuar po e kërkon populli tash e sa kohë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ringritja e LDK-së do të ndodhë dhe se kjo parti ringritet bashkë në Llap.

Duke folur para të pranishmëve në Turneun e Ndryshimit që të premten u mbajt në Podujevë, Abdixhiku tha se kjo ringritje e LDK-së do të ndodhë më 9 shkurt.

banner

“Jam i bindur, me aq sa po shoh këtu, me aq sa po ndjejë mes jush, me aq sa po takoj në këtë anë e në gjithë Kosovën, më 9 shkurt ringritemi si një, me 9 shkurt kremtojmë si një”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës, sic është shprehur ai “shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”

“Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë. E kur LDK ngritët në këmbë bashkë, s’ka asgjë që e ndanë, s’ka asgjë që e ndalë! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se për katër vite të plota, njerëzit e Kosovës kanë vëzhguar se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata.

Ai tha se si lëvizja më e madhe historike shqiptare, LDK e ka për detyrë, obligim e mision indentitar, që të shtrojë Rrugën e Re përpara, për vet Republikën e Kosovës.

“Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne”, tha Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy