Sindikata e KEKut njofton për mbajtjen e grevës për rritje të pagave dhe kushte të punës

by engel

Sindikata e Re e KEK-ut, pas mbledhjes së punëtorëve, ka njoftuar se do të hyjnë në grevë më 20.11.2024. Ky vendim vjen pasi, sipas drejtuesve të sindikatës, nuk u morën parasysh as protesta e 24 tetorit për rritje pagash e kushte më të mira pune, si dhe ultimatumi deri më 8 nëntor për të njëjtat arsye, raporton Klankosova.tv.

Sipas planit, dita e parë e grevë e punëtorëve të Kosovës A dhe B, të Mihjes do të zgjasë dy orë, nga ora 10:00 deri në 12:00, por që puna nuk do të ndërpritet plotësisht.

banner

Pastaj, në ditën e dytë, greva do të zgjatet në 4 orë dhe do të ketë zvogëlim të prodhimit. Njëjtë do të jetë edhe në ditën e tretë, me dallimin e vetëm që greva do të zgjatet në 6 orë.

E në ditën e katërt dhe të pestë, greva do të zgjasë 8 orë. Prodhimi në ditën e katërt do të jetë vetëm deri në 20 Mëh në dy blloqe, kurse në ditën e pestë prodhimi do të jetë 6 orë, që fillon nga ora 07:00.

Ndërsa në ditën e gjashtë dhe më tutje, sipas planit, greva do të përshtatet në përputhje me politikat sindikale dhe kërkesat ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy