Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një vit më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se “sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qytetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale”.
E më pas edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar se çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. Mirëpo Murati shkruan se, qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.
Postimi i plotë:
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDKsë Hykmete Bajramit e cila po ashtu ka postuar në facebook duke ia rikujtuar ministrit skandalin me 100 mijë euro të ndara nga mimnistria e Faton Pecit për vëllaun e Fitore Pacollit.
Postimi i plotë i deputetes Bajrami: