Takimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Krasniqi kërkon të diskutohet për përndjekjen e veteranëve të UÇK-së

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut e cila do të mbahet nesër, duhet të diskutohet çështja e përndjekjes dhe arrestimit të veteranëve të UÇK-së.

Siç shkruan ai në Facebook, përndjekja e tyre cenon raportet ndërshtetërore.

banner

“Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cënon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ku shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar kreu i PDK-së,

Një çështje tjetër e cila sipas Krasniqit duhet të diskutohet është edhe ajo e të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe.

“Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Krasniqi,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy