Shea për Rubion si Sekretar Shteti: S’pres që ai të shqetësohet veçanërisht për Kosovën

by Nexhat

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, nuk pret që me ardhjen e Marco Rubio në postin e top-diplomatit amerikan, ky i fundit të jetë i interesuar veçanërisht në çështjet rajonle dhe Kosovën.

Kjo pasi, sipas tij, Rubio nuk e njeh prej se afërmi historinë e rajonit.

banner

“Duhet të presim që Rubio të konfirmohet nga Senati, por kjo nuk duhet të jetë problem pasi emërimi i tij ka qenë më pak i diskutueshëm se ai i shumë kandidatëve të tjerë të Trump. Rubio ka një përvojë të marrëdhënieve ndërkombëtare, por interesi i tij dërrmues ka qenë për Kinën dhe Amerikën Latine”, i tha ai Gazetës Blic.

“Ai nuk ka historikun e Antony Blinken në Evropë, BE dhe NATO. Kështu që nuk pres që ai të jetë veçanërisht i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën”, tha Shea


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy