Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje të reja bashkëpunimi pas mbledhjes së përbashkët

by Nexhat

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar tri marrëveshje të reja bashkëpunimi.

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, ministrat përkatës kanë nënshkruar marrëveshjet në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë.

banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha paraprakisht në mbledhjen e përbashkët se ato do të zbatohen nga janari 2025.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume gjatë 15 vjetëve që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Marrëveshjet, Kurti tha se “na kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin”, por shtoi se “ajo ku duhet të theksojmë më shumë, është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy