Haradinaj: Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri aktual po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.

banner

“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve”, shkruan kandidati për deputet nga AAK, duke shtuar se Kurti “në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”.

Haradinaj vë në dukje paradoksin se si kryeministri Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.

“Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër!” shkroi ai.


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy