Abdixhiku: Kur ka thirrje për ndryshime historike, Prizrenin e kemi në ballë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në Tubimin e Ndryshimit në Prizren ka deklaruar se “kushtrimi i nisur në njërin Kryeqytet, po bie në tjetrin; po bie edhe në Prizren”.

“Prizreni i Dardanëve sot qenka ngritë në këmbë, për t’i dhënë përgjigje kushtrimit të nisur në çdo anë të Kosovës, Nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës e Malet e Sharrit – ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ky është rrugëtimi ynë historik”, tha Abdixhiku.

banner

Sepse asnjë rrugëtim historik nuk nis dot pa Kryeqytetin historik, tha i pari i LDK-së.

“Nuk nisë dot pa trashëgimtarët e atyre që bënë Lidhjen e Prizrenit, na mësuan patriotizmin, na mësuan bashkëjetesën, na mësuan qytetarinë, na mësuan dhe dashurinë për lirinë”, shtoi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy