Berisha: CDI miraton rezolutën e PD, nevojë për një sistem drejtësie të paanshëm

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbrëmjes, nga ballkoni i shtëpisë para mbështetësve të tij, tha se sot është miratuar me unanimitet të plotë, rezoluta më e fuqishme në mbështetje të opozitës shqiptare

Njoftimi i PD

banner

Miqtë e mi, sot paradite Internacionalja e Qendrës Demokrate, organizata që grupon sëbashku 108 parti politike nga të gjitha kontinentet, organizatë planetare, ka folur në një seancë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë ndokush për secilin prej jush, për Opozitën shqiptare, për narkodiktaturën e Edi Ramës, për narkodrejtësinë e tij.

Pra, sot është miratuar rezoluta më e fuqishme kundër regjimit në Shqipëri. Që nga koha e Enver Hoxhës, sot është miratuar me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim nga përfaqësues të këtij forumi botëror, planetar rezoluta në mbështetje të Opozitës shqiptare, të çdo opozitari të këtij vendi, të demokracisë.

Ndaj dhe, të dashur miq, në emër tuaj të shpreh mirënjohjen më të pakufijshme ndaj ëprfaqësuesve të ëktij forumi botëror të partive politike në këtë forum botëror për këtë mbështetje të madhe që i dhanë Opozitës shqiptare, për këtë dënim ekzemplar që i rezervuan narkodiktaturës së Edi Ramës.

I garantoj në emër tuajin se, beteja jonë kundër narkoregjimit do të jetë betejë fitimtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy