Anëtari i PDK-së dhe ish-kandidati për deputet, Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sjelljen e tij në vazhdën e skandaleve qeveritare me grantet në bujqësi
Abdullahu akuzoi Kurtin që nuk po e lejon hetimin e njerëzve të përfshirë në këto afera prej qindra mijëra eurosh
“KRYEINATXHIU i Qeverisë nuk po lëshon pe. Nuk e liron askend nga detyra që të ketë hetim të paanshëm e të pandikum”, shkruan Abdullahu në Facebook.
“Jo, sepse parimin “Të gjithë për një, një për të gjithë” KOKËMINISTRI e ka kthy në rregull mafioze për mbetje në pushtet. Ky parim nënkupton – nëse njëri jemi hajna jemi të gjithë hajna – prandaj asneri s’jemi hajna, prandaj – stop gjykatës, prokurorisë, policisë”, vazhdon tutje Abdullahu.
Në fund, Abdullahu thotë se kryeministri i Kosovës po e mbron hajninë dhe hajnat duke mos lejuar hetimin e tyre.