Osmani: Shteti serb nëpërmjet dhunimit krijoi dhimbje ndër gjenerata

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, nuk duhet të jetë me mandat kohor.

“Përderisa krimi i dhunimit është pjesë e krimeve të luftës, kundër njerëzit dhe element i gjenocidit dhe që të tirja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk kanë afat të parashkrimit. Kemi raste kur ndiqen krimet e kryera gjatë luftës së dytë botërore, andaj edhe institucionet që merren me verifikimin e statusit duhet të kenë pa mandat të caktuar”, ka thënë Osmani gjatë tryezës së diskutimit për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

banner

Osmani më tutje ka kritikuar Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës për refuzimin e dhjetëra grave që kanë aplikuar për status të viktimës.

“Dhunimet gjatë luftës janë arma më mizore që ka njohur njerëzimi, më mizore se dhunimi është qëllimi i saj. Policia dhe shteti serb nëpërmjet dhunës kishte për qëllim që të krijonte dhimbje që do të përshkonte gjenerata. Dhunimet në Kosovë kanë ndodhur në sytë e fëmijëve dhe me këtë qëllim kanë dashur ta shkatërrojnë një popull”, ka thënë Osmani.

Osmani e ka cilësuar me interes të veçantë shtetëror çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Ajo ka thënë se ata dhe ato që kanë triumfuar mbi mizori, kanë dëshmuar pathyeshmërinë e shpirtit të njeriut.

“Si Presidente njihem krenare për punën që po bëjnë Shyhretja dhe Vasfija si të deleguara të posaçme presidenciale në mbështetjen e të mbijetuarave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ukrainë, Irak, shtete të ndryshme të Afrikës dhe në Lindjen e Mesme. Për më tepër nga përpjekjet tona të vazhdueshme, Republikën e  Kosovës e kanë shndërruar në referencë për tërë botën edhe nëpërmjet Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në edicionin e fundit të këtij forumi, jehona e këtyre historive të mbijetuarave të luftës ka kapërcyer kufijtë tonë kombëtar”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy