Alarmi për drogën e të qeshurës, i riu vdes në festën e ditëlindjes së 26-të

by Merita

Një festë ditëlindjeje përfundon me tragjedi në rrugët e Alessano, një fshat me 6 mijë banorë në jug të Salentos: Pierpaolo Morciano, i cili të dielën festonte 26 vjetorin e tij, vdiq si pasojë e euforisë të shkaktuar nga thithja e një gazi, protoksid azoti, i njohur si “droga e të qeshurës” për efektet e tij euforike.

Ai kishte pirë me miqtë e tij dhe pastaj kishte fryrë një balonë që përmbante gazin, i cili është pa erë dhe pa ngjyrë. Pasi e thithi, menjëherë u ndje keq dhe ra pa ndjenja në tokë. Mjeku i shërbimit të urgjencës nuk pati mundësi tjetër veçse të konstatonte vdekjen.

banner

Karabinierët morën dëshmitë e shokëve të tij, të cilët ende ndodheshin nën shok dhe do të dëgjohen sërish nga prokurori. Trupi u dërgua në morgun e spitalit Vito Fazzi në Lecce. Prokurori i turnit hapi një hetim dhe caktoi një autopsi, që do të kryhej nesër nga patologu Ermenegildo Colosimo. Rezultatet do të sqaronin arsyen e vdekjes, që ka lënë të shokuar komunitetin.

“Pierpaolo, ishte i papunë dhe bënte punë sezonalë gjatë verës, ai nuk ishte një djalë i pasur. “Nëna e tij është mbajtësja e familjes, njerëz të thjeshtë dhe të mrekullueshëm,” tha me dhimbje nënkryetari i bashkisë, Marcello Casi.

Po, çfarë është “droga e të qeshurës” që, sipas Observatorit Evropian të Drogave dhe Varësisë, po përdoret gjithnjë e më shumë (për shembull, një futbollist anglez ka përdorur këtë substancë dhe është e dukshme edhe në videoklipe të artistëve rap)?

Ajo është protoksid azoti, një substancë që përdoret rregullisht në mjekësi si analgjezik dhe anestetik. Ka aftësinë të japë një efekt të shpejtë pas thithjes dhe pastaj largohet nga trupi brenda pak minutash, shkruan Informim.net.

Por, që prej rreth 200 vjetësh, janë njohur efektet psikoaktive dhe euforike të saj që, nëse nuk kontrollohen, mund të jenë vdekjeprurëse. Përdorimi i saj është bërë më i shpeshtë pasi ajo është një substancë e lehtë për t’u siguruar në kartusha për aerosol ose në shishe të ndryshme të cilat mund të blihen në supermarkete dhe gjithashtu janë në tregun online, dhe janë më të lira (30 euro për gjysmë kile). Pasi fryhet një balonë, thithet gazin dhe fillon euforia.

Rastet e vdekjeve të lidhura me konsumimin e saj janë të rralla, ndërsa më të përhapura janë ato që kanë të bëjnë me paraliza ose dëmtime të sistemit nervor. Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda e kanë ndaluar atë. Kuptimi i masivitetit të fenomenit është i vështirë./ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy