Mickoski i kthehet incidentit të Osmanit në Aeroportin e Shkupit: Nuk ishte i pari, unë kurrë nuk udhëtoj nga Terminali VIP

by Nexhat

Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë Veriore, iu rikthye incidentit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, për këtë çështje ai tha ky nuk ishte rasti i parë dhe se në të njejtin aeroport presidentja ka kaluar një sërë incidentesh.

“Ky nuk është incidenti i parë. Ishte pjesë e një sërë incidentesh që pikërisht e njëjta gjë i ndodhi presidentes në të njëjtin vend në të njëjtin aeroport, në disa raste edhe më parë. Nuk e di nëse e keni këtë informacion” tha ai.

banner

Tutje, Hristijan Mickoski theksoi se politikanët duhet të respektojnë masat dhe ligjet e vendeve ku udhëtojnë.

“Në veçanti, unë, kryeministri i vendit tim, nuk kaloj kurrë nga Terminali VIP, thjesht shkoj si të gjithë pasagjerët e tjerë, i nënshtrohem të gjitha kontrollet e tjera të aeroportit, njejtë veprojnë zëvendëskryeminstrat dhe Presidenti i Shtetit. Këtë nuk e them rastësisht, po e them sepse është rregull i bashkëpronarit të aeroportit, pra i kompanisë franceze Airport Dipari, e cila është bashkëpronare e Turkish Tav, që është operatori zyrtar i aeroporti tonë. Dhe nëse shkoni atje tani, ata do të ju thonë se këto janë rregullat e tyre”, deklaroi kryeministri maqedonas

“Nëse autoritetet e sigurisë së aeroportit thonë se do të ketë një kontroll, ju duhet ta kaloni atë proces kontrolli. Kur udhëtoni me një çarter, piloti i çarterit vendos nëse do të kaloni apo jo përmes kontrollove të sigurisë. Por kur kaloni me një linjë pasagjerësh komercialë, pra një fluturim komercial, është e detyrueshme”, shtoi ai./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy