“Kurti nuk i ka ofru asnjë garanci Osmanit që ka me e mbështetë për një mandat të dytë” – Latifi thotë se Osmani është e shqetësuar për rindërtimin e profilit politik

by Nexhat

Profesori Blerim Latifi ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, për të cilin tha se është bërë me motiv personal.

“Unë mendoj që saherë ndërrojnë këto pozicione politike në pyetje janë interesat personale të akterëve politik. Ajo që dikush mundohet me konceptu se mbase ka ardhur një moment i reflektimit mbi gabimet  e bërave në të kaluarë mendoj se është faktori dytësor e tretësor. Motivi bazik i fjalimit të presidentes është motiv personal, tha ai.

banner

 Latifi në emisionin Pressing në T7 thotë se Osmani është e shqetësuar për ndërtimin e profilit të saj politik.

“Është viti i fundit i presidencës së Vjosa Osmanit dhe natyrisht është e shqetësuar për rindërtimin e profilit të saj politik i cili i ka munguar në katër vitet e fundit. Sepse ajo ka qenë një zyrtare dikush i thojke notere nën tutelën e plotë të Albin Kurtit. Nuk ka pas qëndrime nuk ka pas kauza, nuk ka pas pikëpamje mbi cështje të caktuara. Ajo është e interesuar për rindërtimin e profilit të saj politik, sepse pas një viti mundet mos me qenë aty, ajo duhet të godas tek faktori, tek subjekti që ia ka shkatërru kët profil. Kjo bëhet duke u shfajësu, duke e largu veten nga cdo përgjegjësi për gabimet të cilat janë bërë gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Tutje, sipas tij, Kurti nuk i ka ofruar garanci Osmanit se do ta mbështes për një mandate të dytë si presidente.

“Sa herë që ka zgjedhje nacionale në Kosovë, këto procese e impolikojnë edhe pozicionin e presidentes. Kur mbahen zgjedhjet mendohet edhe për atë poziicon. Unë jam I mendimit që Kurti nuk i ka ofruar asnjë garanci Osmanit që ka me mbeshtet për një mandate të dytë në zgjedhjet e ardhshme, natyrisht kjo e ka shqetësu”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy